Pyetje-Pergjigje

1

  1. Cfare jane operacionet plastike te hundes dhe sa te rrezikshme jane ato per pacientet ?
  • Mjeku: Operacionet plastike estetike moderne te hundes quhen ndryshe “Rikonstruksione Nazale” Ato realizohen vetem me nje bisturi te holle duke eleminuar prishjen e funksionit te hundes dhe prishjen e formes estetike te saj (Shemtimin). Si cdo operacion tjeter duhet patur frike nga pasojat por deri me sot  mbi 2000 operacione estetike te hundes nuk ka patur asnje nderlikim (pasoje) per pacientet.

2.  Sa zgjat koha e operacionit dhe sa eshte koha e sherimit ?

  • Mjeku: Keto lloj operacionesh kryhen brenda 2 oreve , pa asnje lloj dhimbje dhe pa asnje shenje te bisturise ne mbikeqyrje te mjekut reanimator. Per te ruajtur te lira rruget e ajrit ne hunde vendosen tampona (fitila) me pomade dhe per te ruajtur formen estetike te hundes me bukur vendoset gips(allci). Per 10 dite hunda eshte e sheruar. Forma estetike shihet pas 3-6 muajve.

3.  Cila eshte mosha me e pershtatshme per kryerjen e ketyre operacioneve ?

  • Mjeku: Mosha me e pershtatshme eshte e ndryshme per sekse te ndryshme. Femrat mbi moshen 15 vjec (ardhja e ciklit mestrual). Meshkujt mbi moshen 18 vjec (kur ata fillojne te vene brisk ne faqe)

4. C’jane operacionet plastike estetike te fytyres ne teresi dhe kur rekomandohet qe ato te kryhen

  • Mjeku: Ne fytyre mund te cfaqen mjaft probleme nga traumat e ndryshme automobilistike , tumoret , cistet , ateromat , cikatricet , nishanet etj te cilat jane problem si per anen funksionale dhe per anen estetike (prishjen e formes). Heqja e tyre njeheresh me operacione plastiko estetike rregullon te dy problemet e fytyres(anen funksionale dhe ate estetike) ne nje menyre te tille qe bisturia te mos lere asnje shenje te dukshme